Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me sëpatë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 13:42 | Kronikë

Policia e Elbasanit ka para ndaluar një ngjarje kriminale në familje, në lagjen “Vullnetari”. Një 48-vjeçar kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me sëpatë, por sapo ka marrë informacion policia ka ndërhyrë në kohë dhe e ka vënë në pranga. Gjatë kontrollit në pronën e tij në fshatin Vreshtas autorit iu gjetën edhe 40 fidanë cannabis sativa.

Njoftim i Policisë Elbasan

Shërbimet e Rendit dhe ato për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje.

Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 48 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim të hetimeve të thelluara për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, u sigurua informacion se 48-vjeçari, në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Në bazë të këtyre informacioneve, janë organizuar kontrolle në këtë pronë ku janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë cannabis sativa që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga shtetasi A. L.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën shtetasi A. L. kanoste bashkëshorten, një  përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos