Përfshihet nga flakët makina në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, shpëton drejtuesi

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 09:19 | Kronikë

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.

Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit, ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidente në këtë zonë.

Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos