Kërcimi i “pamundur” që hyn në histori

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 17:59 | Sporte të tjera
Kërcimi i “pamundur” që hyn në histori

Simone Biles, vajza e artë e gjimnastikës, ka shkruar sërish historinë dhe mahniti botën me ushtrimin e saj në Kampionatin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

22-vjeçarja i befasoi të gjithë me saltron mortale të dyfishtë me rrotullim tresh në ajër. I njohur ndryshe edhe si “tripëll-dabëll”, ky kërcim u realizua për herë të parë në rutinën e gjimnastikës artistike për femra. Për këtë arsye, kërcimi i katër herë kampiones së botës dhe kampione olimpike hyri në histori.

https://www.youtube.com/watch?v=2fdp8SVOSF4

Simone Biles u bë edhe femra e parë në 70 vitet e fundit që shpallet gjashtë herë kampione e Shteteve të Bashkuara, ndërsa është pjesë e elitës së sportistëve amerikanë, që kanë fituar medalje në çdo event madhor ku ka garuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos