Kërkesa e PD për të hetuar zgjedhjet dhe çështjen Becchetti, Balla: Duhet dakordësi për objektin e hetimit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 11:28 | Politikë
Kërkesa e PD për të hetuar zgjedhjet dhe çështjen

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, reagoi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve e cila shtyu vendimin për ngritjen e komisioneve parlamentarë të kërkuara nga opozita për hetimin e zgjedhjeve, çështjes Becchetti dhe inceneratorëve.

Taulant Balla u shpreh se opozita ka të drejtë të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore, por se ende duhet dakordësuar objekti i hetimit.

“Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm dhe opozitës për të hetuar çështje që kanë një interes publik, por objekti i hetimit rregullohet me një ligj të posaçëm dhe parashikimet në Kushtetutë, por edhe të ligjit janë rregulluar ose vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërin krah është e drejta për të ngritur komisionin, ndërsa në krahun tjetër nevoja për t’ia nënshtruar një diskutimi parlamentar objektit të hetimit. Kërkesat janë depozituar fundjavën e kaluar. Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitën për objektin e punës për të synuar të arrijmë një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam kërkuar që numri i anëtarëve në këto komisione të jetë më i vogël”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos