Kërkesa e Salianjit për Alibeajn në mbledhjen e Kryesisë së PD

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 20:41 | Politikë
Kërkesa e Salianjit për Alibeajn në mbledhjen e Kryesisë

Ervin Salianji, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e para pa Lulzim Bashën, ka patur një kërkesë për kryetarin e komanduar të kësaj partie, Enkelejd Alibeajn.

A2 CNN ka mësuar se Salianji ka kërkuar që të hiqen dyert e hekurit nga selia e partisë.

“Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime. Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e parties”, ka thënë Salianji.

Gazment Bardhi është përgjigjur se dyert e partisë janë të hapura, por përgjigjja e Salianjit ishte se dyert e hekurit “ta shpifin” dhe duhen hequr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos