Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit vendos për Vangjush Dakon

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 13:59 | Politikë
Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit vendos për Vangjush Dakon

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën "arrest në burg" për Vangjush Dakon, i cili doli sot përballë gjykatës për një masë më të butë sigurie.

Seanca në Apel u shqyrtua nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos