Kërkojnë miratimin e statusit, minatorët protestojnë para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 18:40 | Aktualitet
Kërkojnë miratimin e statusit, minatorët protestojnë para

Sakrifica për vitet e harxhuara nëntokë mblodhi këtë të martë me qindra minatorë nga e gjithë Shqipëria në Tiranë.

Protesta e tyre modeste u zhvillua përgjatë 3 orëve përballë Kryeministrisë dhe kërkesat mbetet e njëjta: Miratimi i statusit të minatorit, që parashikon pension më të lartë dhe lehtësi të tjera për këtë shtresë shoqërore.

Protesta tërhoqi vëmendjen e çdo kalimtari, të huaj apo shqiptar, të njohur ose jo. Pati edhe pak tension, por i menaxhueshëm me 10 policë.

Nëntoka ka vështirësi ekstreme. Kësaj radhe, minatorët u mblodhën spontanisht, të bashkuar nga kauza e statusit, ndërsa në ditët në vijim pritet përshkallëzimi i protestës nga sindikatat përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos