Pakënaqësitë me tezën e matematikës, Vejsiu: 80% e pyetje në nivel mesatar, 3 pyetje ishin problematike

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 19:12 | Sociale
Pakënaqësitë me tezën e matematikës, Vejsiu: 80% e

Pas pakënaqësive të shoqëruara me protesta, për ish-drejtorin e Arsimit Parauniveristar, Fatmir Vejsiu, teza e matematikës nuk ishte në nivelin e vështirësisë së pretenduar nga maturantët.

Sipas tij, rreth 80% e pyetjeve ishin të një niveli mestar.Nga ana tjetër, Vejsiu shprehet me rezerva për hartuesit e tezës. Sipas tij, disa pyetje nuk ishin të përshtatura mirë, ndërsa ushtrime të tjera, që do të shërbenin vërtetë për të diferencuar nivelin e maturantëve, nuk morën vëmendjen e duhur.

Ndryshe nga Ministria e Arsimit, që njoftoi uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë, mësuesi i matematikës Vejsiu propozon një tjetër zgjidhje për ngërçin e krijuar: “Testi ka 60 pikë, por duhet të ketë 58 pikë dhe llogaria të bëhet mbi bazën e 58 pikëve”.

Përveç prishjes së standardit të procesit me daljen e tezave, për të dytin vit radhazi një tjetër problem po lind nga pretendimet për pyetje të paqarta në provime. Maturantët ankohen për teza të marra shabllon nga universitete perëndimore, ndërsa hartuesit thonë se ato janë konform kurrikulave vendase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos