
Këshilli i Europës lë të hapur mundësinë e hartimit të një raporti të ri për pretendimet e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Në një përgjigje zyrtare për median Evropa e Lirë, ky institucion konfirmon: Asambleja e Këshillit të Europës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.
Kjo vjen pasi parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura nga raporti i Dick Marty. Dokumenti i miratuar me 125 vota, i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përpilojë një raport vijues dhe për rrjedhojë një rishikim të rezolutës.
Raporti i vitit 2010, i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pretendon se në trafikimin e organe të qenieve njerëzore kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99. Kjo çoi dhe ne formimin e Gjykatës Speciale të Hagës. (A2 Televizion)