Sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar akt- rregulloren e cila i hap rrugë garës për anëtaret jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.
Rregullorja përcakton pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, jo gjyqtarë që kandidojnë për Gjykatën e Lartë. 19 do të jenë numri i anëtarëve në Gjykatën e Lartë ndërkohë që kandidatët jo gjyqtarë, do të përbejnë 1/5 e strukturës së kësaj trupe.
Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë, Xhezair Zaganjorin për të cilin ende nuk ka vendosur Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Ardian Dvoranin, që kaloi Vettingun.
Dy ditë më parë presidenti Meta i dërgoi një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë duke e kritikuar për tejkalim të afateve, ndërsa nuk kurseu as akuzat për Euraliusin, mision i BE-së në Shqipëri lidhur me reformën në drejtësi. (A2 Televizion)