Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, pas propozimit të bërë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Edi Rama në Twitter.
Një ditë më parë iu vu zjarri KZAZ-së në Bushat dhe për këtë ngjarje u arrestuan 15 persona, mes tyre edhe Alfred Hila, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. (A2 Televizion)
