Për herë të parë takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Stabilizim Asocimit po zhvillohet jashtë Brukselit. Liderët e BE, Josep Borrel dhe Oliver Varhelyi kanë mbërritur në Tiranë ku do po zhvillojnë një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asocimit. Në përfundim të takimit, këshilli do t’i adresojë rekomandime Tiranës zyrtare me fokus në kriteret politike, ekonomike dhe te rruga që ka bërë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit.

Edhe pse qeveria shqiptare është e vendosur që pasi të sigurojë votat të çojë në parlament amnistinë fiskale, Brukseli ngre sërish alarmin për rrezikun e pastrimit të parave.
Bashkimi Europian i kërkon autoriteteve shqiptare që të vijojnë me prioritet luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur ekzekutivi synon të kalojë nismën për kultivimin e kanabisit mjekësor.
Në rekomandimet e Bashkimit Europian ndër të tjera nënvizohet edhe rëndësia e dialogut politik si dhe kërkohet implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për zgjedhjet e ardhshme vendore. (A2 Televizion)