Meta e Berisha çojnë koalicionin në KQZ, Alibeaj: Në kufijtë e një vepre penale

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 22:33 | Politikë
Meta e Berisha çojnë koalicionin në KQZ, Alibeaj: Në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas depozitimit të kërkesës në KQZ për regjistrimin e koalicionit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, të kryesuar nga Partia e Lirisë.

Depozitimin e kërkesës për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alibeaj e cilëson si një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD-së.

Alibeaj kujton se PD nuk është regjistruar ende në KQZ ndërsa shton se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi duhet të marrë masa urgjente për ta shmangur regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha.

Enkelejd Alibeaj kujton po ashtu se PD është ende në pritje të një vendimi nga KAS, vendim ky që pritet të merret të enjten.

Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale.

PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit.

Enkelejd Alibeaj në Twitter

Kujtojmë se nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dorëzoi mbrëmjen e së mërkurës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit zgjedhor “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Përpos PL-së dhe PD-së, pjesë e koalicionit janë Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/bashke-fitojme-pd-pl-dergojne-ne-kqz-kerkesen-per-tu-regjistruar-ne-zgjedhje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos