Këshilli Kombëtar i PD: Jemi shumica, mbështesim procesin zgjedhor për kryetarin e ri

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 19:47 | Politikë
Këshilli Kombëtar i PD: Jemi shumica, mbështesim procesin

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi rezolutën që mbështet zgjedhjet e brendshme duke nisur nga ato për kryetarin, duke injoruar thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për maturi dhe jo vendime të nxituara.

“Vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike”.

Të konsideruar si mbështetës të rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, anëtarët e Këshillit miratuan dhe komisionin zgjedhor që do të organizojë të gjithë procesin nga cilat do të dalë ekipi i ridrejtues i partisë. Ky proces do të drejtohet nga Jemin Gjana, njeriu i besuari Bashës në të gjitha komisionet zgjedhore.

Mbledhja nisi me një orë vonesë, në pritje të disa prej anëtarëve për të plotësuar kuorumin e nevojshëm të pjesëmarrësve.

“Ne jemi shumica, këto tregojnë shifrat. Pas lutjeve të demokratëve kuorumi u plotësua”, tha Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar.

Sa i përket mungesës së 17 deputetëve që e bojkotuan këtë mbledhje, ekipi drejtues i Këshillit Kombëtar deklaroi se debatet e brendshme e forcojnë partinë dhe nuk e dobësojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos