Protesta e naftëtarëve, Ekonomi: Kjo kontradiktë zgjidhet në gjykatë, shteti me një kapital të vogël

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 21:22 | Ekonomi
Protesta e naftëtarëve, Ekonomi: Kjo kontradiktë zgjidhet në

E ftuar në A2, kryetarja e Komisionit të Ekonimisë, Milva Ekonomi, u pyet edhe për konfliktin që zgjat prej muaj të naftëtarëve për mosmarrjen e pagave prej muaj të tërë.

Për Ekonomin, kjo çështje zgjidhet vetëm nga gjykata dhe ajo u bën thirrje punonjësve të zgjedhin një përfaqësi dhe të përballen me kompaninë.

“Gjatë kohës së pandemisë edhe punëtorët e naftës përfituan. Edhe për ata u dha një bonus. Sa i përket pagave të prapambetura, kemi një kontratë midis një kompanie që do të shfrytëzojë burimet tona dhe do të përdorë punëtorët që kanë qenë në këtë kompani. Shteti përfaqësohet me një kapital shumë të vogël. Kompania është individuale nuk është publike.

Në këtë rast, ajo që do të hyjë në fuqi do të jenë raportet që lindin nga gjykata, por këto raporte janë të vështira sepse kërkojnë shumë informacion. Punëtorët duhet të përcaktojnë një grup përfaqësuesish që të negociojnë me kompaninë. Roli i shtetit është shumë i vogël. Kjo kontradiktë zgjidhet në gjykatë, nuk mund ta zgjidhë shteti. Shteti nuk është shumicë në vendimmarrje. Nuk imponon dot pjesën e tij, pasi nuk është shumicë. Shteti e pati shumë në vëmendje punonjësin e naftës gjatë pandemisë, por tashmë kjo çështje zgjidhet në gjykatë”, u shpreh Ekonomi. (A2 Televizion)

https://youtu.be/3LX8PzGVdoA

A2 CNN Livestream

Latest Videos