Këshillimi Kombëtar, Rama: Vendimmarrjet kërkojnë edhe mendimin e qytetarëve, janë plotësuar 23 mijë pyetësorë deri tani

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 10:33 | Politikë
Këshillimi Kombëtar, Rama: Vendimmarrjet kërkojnë edhe

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, këtë të hënë, kryeministri Rama foli për praktikën e Këshillimit Kombëtar që tashmë ka nisur.

Kryeministri u shpreh se deri tani, pyetësori është plotësuar nga 23 mijë persona. Rama tha se ky proces synon që për çdo vendim të merret edhe opinioni i qytetarëve.

“Duke nisur nga Këshillimi Kombëtar, praktika më e re e bashkëqeverisjes, të cilën do ta kthejmë në një praktikë të përvitshme konsultimi popullor. Ka pak ditë që ka nisur procesi i shpërndarjes me postë të pyetësorëve. Pjesëmarrja ka arritur shifrën e 23 mijë qytetarëve. Shpërndarja e plotë postare parashikohet të realizohet deri më 22 shkurt.

Ky proces është i bazuar mbi anonimitetin e pjesëmarrësve. Prandaj edhe zarfet që shkojnë në çdo shtëpi janë pa emër. Dua të sqaroj këtu se në sistem ka algoritme që skualifikojnë mbushjen abuzive të formularëve. Hapja e këtij procesi kaq të gjerë, për vendimet nuk mjafton vetëm bindja jonë, por duhet edhe opinioni i publikut të gjerë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos