“Asnjë milimetër përpara”, Basha: Jemi kundër projektit fantazëm të Portit të Durrësit

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 18:24 | Politikë
“Asnjë milimetër përpara”, Basha: Jemi kundër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë se është kundër projektit për portin e Durrësit.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos bëj asnjë hap përpara me realizimin e këtij projekti.

“PD dhe ne kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit që deri tani është një projekt fantazëm i Edi Ramës. Ndaj i them Edi Rmës mos të bëjë asnjë milimetër përpara, zhvillimi nuk bëhet pas kulisave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë Rama që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, u shpreh Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos