Zëdhënësi i Presidentit në prokurori: Më telefonuan dy persona

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 12:54 | Politikë
Zëdhënësi i Presidentit në prokurori: Më telefonuan dy

Bledar Dervishi, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta dhe zëdhënësi Tedi Blushi janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës.

Tedi Blushi dha dëshminë për pretendimin se është kërcënuar në telefon.

"Mëngjesin e datës 21 nëntor më kanë telefonuar dy persona, në gjuhën shqipe dhe në një gjuhë të huaj që nuk po e them. Ata më kërkuan që të tërheq një reagim në Facebook. Unë kam besim se organi i akuzës do e zbardhë këtë ngjarje", tha Blushi për mediat pasi doli nga prokuroria.

Pasditen e së enjtes, përmes një statusi në Facebook, Presidenti Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Meta theksoi se shtantazhi për shkak të detyrës ndaj Blushit ka ardhur pas një postimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale, ku i kërkohej që të hiqej.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos