Rama: Trend pozitiv i ekonomisë, nuk ka të krahasuar me 6 vite më parë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 11:12 | Politikë
Rama: Trend pozitiv i ekonomisë, nuk ka të krahasuar me 6 vite më

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit 2-vjeçar të qeverisë, ka deklaruar se edhe pse ky ka qenë një “vit i vështirë që ka krijuar një nivel të ri pasigurie në raport me të nesërmen dhe çdo ndjesi pasigurie reflekton menjëherë në ekonomi”, ka vazhduar trendi pozitiv i rritjes ekonomike.

“Edhe këtë vit është konfirmuar një trend pozitiv i nisur 6 vite më parë dhe sot kemi të dhëna në ekonomi që kokëfortësisht tregojnë se nuk ka të krahasuar situata sot me atë dje”, tha kreu i qeverisë.

“Por, pa diskutim, nuk ka të krahasuar situata sot me nevojën dhe pritshmërinë për një ekonomi që nesër duhet të jetë shumë më e fortë dhe e gatshme t’u japë të gjithëve një mundësi”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos