Këshilltari i Presidencës i sigurt pas seancës së Kushtetueses: Meta nuk shkarkohet, nuk ka çështje

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 19:36 | Politikë
Këshilltari i Presidencës i sigurt pas seancës së

Këshilltari për çështjet ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj u shpreh i sigurt se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet ditën e enjte, kur është vendosur dhe vijimi i seancës së Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Kuvendit.

Dervishaj pasi përsëriti edhe njëherë pretendimet e presidentit për trupën gjykuese dhe përfaqësuesin e Kuvendit në këtë seancë në Kushtetuese deklaroi se nuk ka asnjë çështje për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Kërkesa e kuvendit të vjetër duhet të shqyrtohej brenda 9 shtatori 2021 për shkak se lidhet jo vetëm me kalimin e afateve 3 mujor ku gjyqtarët duhet të merrnin një vendim për kalimin ose jo në seancë plenare publike, por nga ana tjetër edhe sepse Kuvendit të vjetër që investoi këtë gjykatë këtu i përfundoi mandati. Këto ishin dhe kërkesat tona paraprake. Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kërkuam shkarkim për të gjithë trupën gjyqësore. Kemi deklaruar se do të zbatojmë detyrimet për ta ndjekur deri në fund. Në procese të tjera të rëndësishme të vendit si ai për zgjedhjet vendore ashtu dhe të këtij procesi u konstatuan shkelje procedurale të ligjit. Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim”, tha Dervishaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos