“Udhëtim luksoz me charter në Bavari”, Rama i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 14:26 | Politikë
“Udhëtim luksoz me charter në Bavari”, Rama i

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Facebook akuzave të Partisë Demokratike për një udhëtim, sipas saj, me “charter” në Bavari.

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, tha: “Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxirë nga krimi dhe korrupsioni. Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në  resortin lluksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro”.

https://a2news.com/2022/01/31/rama-reagon-ndaj-akuzave-te-pd-genjeshtra-si-ato-qe-ulen-5004-delegate-ne-1958-karrige/

Rama shpjegoi: “Fakti që kam dalë në foto pranë resortit legjendar, bashkë me gazetaren gjermane, nuk do të thotë që kam qëndruar aty. Unë kam qëndruar me familjen në qytet, në Mynih. Në vend që të shkoni në llixhat e carëve, gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë. Unë thashë që kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro, të kompanisë Lufthansa, bashkë me gruan dhe me djalin e vogël. Sa i përket udhëtimit në Suedi, atje nuk kam udhëtuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos