Këshilltari i Trump: Pandemia nuk mund të kontrollohet

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 08:57 | Bota
Këshilltari i Trump: Pandemia nuk mund të kontrollohet

Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, ka thënë se SHBA nuk e kontrollon dot pandeminë, duke shtuar se vetëm vaksina mund ta bëjë diçka të tillë.

Në një intervistë për CNN, Meadows tha se të kontrollosh koronavirusin nuk është një qëllim realist, pasi “është një virus ngjitës si gripi”.

Pas kësaj deklarate, kandidati demokrat për President, Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë është dorëzuar tashmë.

“Komentet e zotit Meadows tregojnë se administrata Trump ka hequr dorë nga detyra bazike e mbrojtjes së popullit amerikan”, lexohet në komunikatë.

Që nga nisja e pandemisë, kanë vdekur 225 000 amerikanë, shifër kjo më e lartë se e çdo vendi tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos