
Senati Amerikan voton, të hënën, për kandidaten zyrtare të Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barrett, kandidatja e presidentit Donald Trump, që u nominua pavarësisht kundërshtive të demokratëve.
Kandidatura e saj u konfirmua, të enjten, pas një votimi 12-0, teksa demokratët e braktisën procedurën. Gjykatësja Barret mbahet si një mbrojtëse e uniformave blu në karrierën e saj, ku ka zgjedhur gjithnjë të jetë në anën e efektivëve teksa ka shqyrtuar dosje të përdorimit të dhunës në burgje apo protesta.
Diçka e tillë nuk i pëlqen si demokratëve ashtu edhe mjaft amerikanëve dhe aktivistëve të shoqatave të njerëzve me ngjyrë.
Këtë Dhomë të Kongresit e dominojnë republikanët dhe ka shumë gjasë që Barret të jetë personi që do të zëvendësojë në detyrë të ndjerën Ruth Bader Ginsburg. (A2 Televizion)