






Dua Lipa feston sot 28-vjetorin. Këngëtarja shqiptare, e cila përpara disa ditësh ndodhej në Shqipëri me pushime, e priti ditëlindjen e saj të 28-të një palë reçipeta Gucci ndërsa bashkë me fotot e postuara në Instagram shkruante: “Duke hyrë në vitin tim të 28-të.”
Dua falënderoi ndjekësit e saj në Instagram për urimet e tyre për ditëlindje dhe ndau me ta disa momente nga festa.
Fansat nëpër komente nuk ngurruan që ta quanin këngëtaren “perëndeshë” dhe “engjëll” ndërsa e uronin për ditëlindje.
Në festën e 28-vjetorit të Duas ishin të pranishëm miq si Simon Porte Jacquemus, themeluesi i GCDS, Giuliano Calza dhe ylli suedez i popit Tove Lo. (A2 Televizion)