
Frank Kessie ka arritur një akord paraprak për tu transferuar tek Al Ahli në Arabinë Saudite. Edhe pse lojtari kërkohej prej kohësh nga Juventus, dëshira e tij ishte të largohej jashtë Europë dhe të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim ndërsa nga transferim Barcelona do të përfitojë 15 milionë euro. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026 ndërsa paga e tij arrin deri në 14 milionë euro në dyfishi i asaj që ai merrte tek Barcelona.
Kessie largohet pas një viti nga Barcelona ku u aktivizua ne 43 ndeshje dhe shënoi 3 gola. (A2 Televizion)