Serie A, Lecce prezanton Ylber Ramadanin

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 16:47 | Futboll
Serie A, Lecce prezanton Ylber Ramadanin

Ylber Ramadani është zyrtarisht futbollist i Lecces në Serie A. Vetëm pak orë pas arritjes së marrëveshjes dhe pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori kuqezi u prezantua te klubi nga Apulia.

Ramadani firmosi kontratë 3-vjeçare me skuadrën italiane, nga e cila do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Lecce pagoi 1,4 milionë euro te Abeerdin për kartonin e 27-vjeçarit, me skocezët që do të përfitojë edhe 10 për qind të vlerës, nëse futbollisti do të shitet.

Ramadani i bashkohet një tjetër kuqeziu te Lecce, bëhet fjalë për mbrojtësin Kastriot Dermaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos