Interi gjen portierin, paguan 6 milionë euro

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 22:17 | Futboll

Interi më në fund ka gjetur pjesën që i mungonte në këtë merkato vere...portierin.

Pas largimit të Onanas te Manchester United për 60 milionë euro sigurimi i një gardiani të ri ishte bërë emergjencë për zikaltrit.

Sipas mediave italiane, zgjidhja është gjetur në Gjermani dhe ai është Ian Somer, i cili nuk la përshtypje të mira për kohën që luajti te Bayern Munchen.

Ausilio dhe Marota kanë bindur Bajernin dhe kanë mbyllur gjithçka sa i përket lëvizjes së portierit zvicerian për 6 milionë euro, pa paguar klauzolën.

Futbollisti do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizita mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos