“Këto janë operacionet speciale të Putinit”, Klitschko reagon për bombardimin e maternitetit

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 21:57 | Bota
“Këto janë operacionet speciale të Putinit”,

Ish-boksieri Wladimir Klitschko dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, reagoi pas bombardimit të maternitetit të Mariupolit nga forcat ruse ditën e sotme.

“Po më dhemb zemra. Po vdesin me dhjetëra fëmijë. Po vdesin në shtëpitë e tyre dhe duke iu larguar luftës”, thotë Klitschko në një video të postuar në Facebook.

https://a2news.com/2022/03/09/fotot-e-tmerrshme-nga-bombardimi-i-maternitetit-ne-mariupol/

“Këto janë rezultatet e operacioneve speciale të Putinit. Kur nuk vret engjëjt e vegjël, vret prindërit e tyre, gjyshërit dhe i shkatërron shtëpitë e shkollat”, shtoi ish-boksieri i famshëm.

“Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj jetës dhe ndaj vetë qytetërimit”, theksoi Klitschko. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/09/kane-bombarduar-maternitetin-ka-femije-nen-rrenoja-ukraina-akuzon-rusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos