KFOR-i largon telat me gjemba në Zveçan

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 13:51 | Kosova
KFOR-i largon telat me gjemba në Zveçan

Telat me gjemba që kanë qëndruar për disa ditë rresht afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, janë hequr pak më parë nga ushtarët e KFOR-it.

Protestuesit, të cilët siç raporton KosovaPress janë në numër më të vogël se zakonisht, janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara para ndërtesës së kësaj komune. Kurse, pjesëtarët e KFOR-it janë para objektit komunal dhe po qëndrojnë përballë protestuesve.

Kujtojmë se në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar automjete të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos