Eksperti i Shëndetit Publik, Leidon Shapo deklaroi në Terminal se deklaratat e presidentit Trump për një lidhje të mundshme mes përdorimit të paracetamolit dhe autizmit ka sjellë një problematikë tjetër te nënat shtatzëna.
Shapo shpjegoi se është shtuar numri i nënave me ankth pas këtyre deklaratave, gjë që po ashtu është e rrezikshme për foshnjat.
“Nuk e keni idenë se sa është rritur niveli i ankthit te nënat shtatzënë pas daljes së Trump. Dhe ankthi në vetvete, bëjnë dëme më të mëdha dhe se Tylonol. Kemi një rritje të rasteve pasi depistimi është shtuar. Kemi 5-fishin e rasteve në Kaliforni, krahasuar me Teksasin. Në problem tjetër në vite është rënia e stigmës, është rritur numri i rasteve. Të dhënat na tregojnë se 70-80% e rasteve janë gjenetike”, tha Shapo. (A2 Televizion)