Shkarkimi i Veliajt, vendim politik, këshilltari i majtë: Disa shërbime ceduan

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 20:28 | Politikë

Shkarkimi i Veliajt, vendim politik, këshilltari i majtë: Disa

Këshilltari i majtë në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi e cilëson një vendim politik shkarkimin e Veliajt.

Teksa lavdëroi punët e tij për kryeqytetin, Muharremi deklaroi se Tiranës i duhej një kryetar që t’i rrinte punëve në kokë.

“Ky ishte një vendim politik që nuk atakon Veliajn. Ai është zgjedhur 3 herë. Ka ndryshuar harmoninë e Tiranës në aspektin ekonomik dhe politik. Qytetarët i kanë besuar PS për të pasur një kryetar në zyrë. Procesi ndaj Veliajt me shumë pikëpyetje. Mund të ishte lënë të ushtronte detyrën. Nuk ka një akuzë të prerë për të. Jemi në kushtet kur Tiranës i duhet një kryetar. Ceduan shërbimet dhe për këtë arsye u mor një vendim politik”, tha Muharremi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos