Specialistja e trajtimit të autizmit Migen Sulaj, u shpreh në Terminal në A2 CNN se metoda më e mirë që aplikohet aktualisht për trajnimin e personave me spektër është ajo e sjelljes së aplikuar apo ABA.
Megjithatë, Sulaj shtoi se trajtimi duhet të jetë multidisiplinar dhe se të gjithë të rriturit rreth këtyre fëmijëve duhet të japin kontributin e tyre.
“Metoda më e suksesshme është metoda e sjelljes së aplikuar, ABA e cila aplikohet përmes rastit. Fëmija shpenzon minimumi 1 orë në klasë me profesionistin e trajnuar dhe të specializuar në trajtimin e spektrik dhe kjo bëhet duke ndjekur një program individual. Programi rishikohet dhe futen alternativat e tjera. Kjo i ngjan një shkolle. Sa më herët aq më mirë. Duhet një trajtim multidisiplinar. Të gjithë të rritur rreth fëmijës duhet të ofrojnë mbështetje. Kurrikula ka ndryshuar dhe ka orë sensibilizimi që fëmijët e tjerë të jenë bashkëpunues, por problemi është si i adresojmë ne të rriturit”, tha Sulaj. (A2 Televizion)