Tylonol dhe autizmi, eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 21:38 | Sociale

Tylonol dhe autizmi, eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet

Eksperti i shëndetit publik në Londër, Leidon Shapo ishte i ftuar në Terminal me Aurora Sulçen ku komentoi vendimin më të fundit të administratës Trump, i cili rekomandonte nëna që të mos përdornin preparatin Tylonol, pasi mund të ndikonte në shtimin e rasteve me autizëm.

Sipas Shapos, studimet e thelluara nuk kanë gjetur një lidhje mes Tylonol dhe autizmit, përveç në disa raste me nënat të shtyra në moshë, apo kur fëmija kishte prindër me probleme psikike.

“Të gjitha evidencat nuk tregojnë një lidhje mes Tylonol dhe autizmit. Ka disa studime që cojnë ujë deri në një farë pike që përdorimi i shpeshtë në një grup nënash, nuk gjeti lidhje. U pa një rritje e lehtë dhe kur u studiuan të dhënat. U pa që ato raste që sugjeronin një lidhje mes të dyja u panë te nëna të shtyra në moshë, te prindër me probleme psikike. Janë bërë studime të shumta jo thjesht për të gjetur fajtorin. FDA pasi mori urdhëresën e Trump përnjëherë nxori një rekomandim ku thuhej kujdes nëna me Tylonol. Është preparati me rrezikshmërinë më të ulët. Nënat të mos e marrin si karamele, për temperatura 37 dhe ta marrin nën urdhrin e mjekëve”, tha Shapo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos