KFOR shton praninë në veri: Në gatishmëri për të reaguar ndaj sfidave të sigurisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 15:36 | Kosova
KFOR shton praninë në veri: Në gatishmëri për të

Trupat paqeruajtëse të NATO-s, kanë shtuar praninë në veri të Kosovës, në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj sfidave të sigurisë atje. Këtë e tha një zëdhënës I aleancës ushtarake për agjencinë e lajmeve Reuters.

Trupat e KFOR-it u panë në rrugët pranë kufirit të Jarinjës me Serbinë fqinje dhe pranë Mitrovicës së Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha pas takimit të zhvilluar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç se aleanca ishte e gatshme të rriste praninë e KFOR-it, që aktualisht përbëhet nga 3700 trupa paqeruajtëse, nëse do të kishte përshkallëzim të tensioneve me Serbinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos