Tensionet Kosovë-Serbi, DASH: Dialogu prioritet i SHBA, palët të pranojnë kompromis

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 12:05 | Kosova
Tensionet Kosovë-Serbi, DASH: Dialogu prioritet i SHBA, palët të

Suksesi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një prioritet absolut I shteteve të bashkuara.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price, gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e së mërkurës.

Zyrtari amerikan theksoi se mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE, dhe se palët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve. “Duam të shohim progres në implementimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën”, tha ai.

https://a2news.com/2022/08/18/kurti-vucic-takohen-sot-ne-bruksel-bisedime-pergatitore-me-lajcak-dhe-escobar/

Price e vuri theksin tek nevoja për dialog dhe kompromis, që siç tha janë elementë thelbësorë të qeverisjes, dhe jo shenjë dobësia. “Ne shpresojmë që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, vijoi më tej zëdhënësi I DASH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos