Kurti-Vucic takohen sot në Bruksel, bisedime ''përgatitore’’ me Lajçak dhe Escobar

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 09:04 | Kosova
Kurti-Vucic takohen sot në Bruksel, bisedime

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vucic, përballen sot në Bruksel, në takimin e tretë mes tyre të zhvilluar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Takimi i së enjtes u kërkua nga kryediplomati i BE-së Josep Borrel pas rritjes së tensioneve në veri, më 31 korrik.

Në prag të bisedimeve të sotme, liderët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan, atë e quajtën takim përgatitor me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti tha për mediat se në takim me Lajçak dhe Escobar është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.

https://a2news.com/2022/08/17/takoi-kurtin-dhe-vucic-ne-nato-stoltenberg-kfor-gati-te-nderhyje-nese-rrezikohet-siguria/

I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, tha se po diskutohet për zgjidhje, jo për shtyrje”. Por ai theksoi se ka gjasë që më 1 shtator të mos lëshojnë dokumente në kufi, sepse edhe Serbia do të heqë dorë nga një veprim i tillë në vendkalimet kufitare me Kosovën.

Pas takimeve me dy zyrtarët, Vucic tha se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos