Khloe Kardashian postoi të premten disa foto në Instagram ku shihej me një “look” të ri.
35-vjeçarja kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve, ishte nxirë nga dielli dhe dukej shumë më elegante se më parë.
Por, jo vetëm kaq. Shumë fansa dyshojnë se Khloe ka bërë disa ndërhyrje plastike gjatë kësaj kohe.
“Khloe Kardashian duket si një njeri tjetër çdo vit që kalon”, shkruan një ndjekës i saj në rrjetet sociale.
“Nuk e di nëse Khloe ka përdorur një kirurg apo një aplikacion për fytyrën e saj të re, por sido që të jetë, e dua edhe unë”, shkruan një tjetër. (A2 Televizion)