Matthew Perry ka deklaruar nëpër intervista se jeton në një “shtëpi fantastike në Malibu” dhe nga fotot që ka postuar vetë në Instagram kohët e fundit, aktori i bërë i famshëm me rolin e Chandler Bing në serialin “Friends” ka vërtetuar frazën e tij.
50-vjeçari ka postuar foto nga brenda kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, duke treguar në rrjetin social mobiljet e shtrenjta dhe pamjen që shijon ai çdo ditë.
Shtëpia me pamje nga oqeani kushton 12,5 milionë dollarë dhe ka 4 dhoma gjumi.
Pas më shumë se 16 vitesh nga episodi i fundit, kasti i “Friends” konfirmoi se do të ribashkohen për një projekt special. Tashmë pritet vetëm nisja e xhirimeve, që u pezulluan nga pandemia e koronavirusit. (A2 Televizion)