Krijimi i ABBA votohet si kënga më e mirë e Eurovision-eve

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 22:47 | Showbiz
Krijimi i ABBA votohet si kënga më e mirë e Eurovision-eve

"Waterloo" e grupit muzikor Abba është cilësuar si kënga më e bukur e të gjitha kohërave në Eurovizion nga shikuesit e BBC-së.

Katërshja nga Suedia e fitoi kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane me këtë këngë në 1974 në Brighton. Kënga, e cila kryesoi për shumë javë listat në Mbretërinë e Bashkuar, i hapi rrugën drejt famës grupit, që arriti të shiste afro 6 milionë kopje të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=Sj_9CiNkkn4

Të Premten, korporata njoftoi listën e shkurtër për programin që përfshinte këngët klasike të Eurovision nga Verka Serduchka, Loreen, Alexander Rybak, Netta, si dhe Bucks Fizz, Conchita Ëurst

Por ishin Agnetha, Anni-Frid, Benny dhe Bjorn ata që përfundimisht triumfuan, me metaforën e tyre muzikore në lidhje me gëzimet e dorëzimit të dashurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos