Kievi: 5600 fëmijë të deportuar me forcë në Rusi

Nga A2 CNN
29 Korrik 2022, 15:35 | Bota
Kievi: 5600 fëmijë të deportuar me forcë në Rusi

5600 fëmijë ukrainas janë deportuar me forcë në Rusi. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Brendshme e Ukrainës, Kateryna Pavlichenko, sipas Kiev Independent.

Për Pavlichenkon, numri i të dëbuarve të vegjël mund të jetë edhe më i lartë.

"Autoritetet ukrainase po punojnë për t'i rikthyer këta fëmijë," tha zëvendësministrja.

https://a2news.com/2022/07/21/prokuroria-ukrainase-358-femije-te-vrare-qe-nga-fillimi-i-pushtimit-rus/

Dy ditë më parë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se të paktën 358 fëmijë ukrainas janë vrarë nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit, më 24 shkurt.

“Deri më sot, më shumë se 1039 fëmijë kanë vuajtur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur rus. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga gjykatat për të mitur, 358 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 681 kanë pësuar lëndime të niveleve të ndryshme”, thuhet në raport.

Ndërkaq Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi sot  se 40 të burgosur ukrainas të luftës janë vrarë nga bombardimi ukrainas i një burgu në Donetsk të kontrolluar nga separatistët.

Zyrtarët pretenduan se 75 të tjerë ishin plagosur në një sulm me raketa në kampin e burgut në Olenivka.

Ushtria e Ukrainës mohoi kryerjen e sulmit dhe akuzoi Rusinë për bombardimin e burgut për të mbuluar provat e torturës në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos