Klinika e lindjes në Kiev rrezikon bombardimin, gratë dhe fëmijët transferohen në bunker

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 13:44 | Bota

21 fëmijë të prindërve të huaj, të lindur nga nëna ukrainase, janë zhvendosur që nga dita e parë e pushtimit rus në një bunker betoni. Ata ndodheshin në klinikën “BioTexCom Center for Human Reproduction” në Kiev.

Vendi ndodhet rreth 14 kilometra nga Irpin, një periferi e shënjestruar nga bombat ruse dhe nuk konsiderohet i sigurt. Për momentin është e vështirë për prindërit e rinj, nga vende si Kanadaja, Italia dhe Kina, të rimarrin fëmijët e tyre.

Ndër historitë e ndryshme të mbledhura nga CNN është ajo e një gruaje 30-vjeçare që mbërriti në klinikën e improvizuar me fëmijën që kishte lindur në spital një javë më parë. Ajo nuk i mbajti dot lotët teksa i dorëzoi stafit të vogël Laurence: “Është edhe më e vështirë për të të jetë në një vend ku ka bomba”, tha e reja.

Prindërit biologjikë të Baby Laurence, jetojnë jashtë shtetit. Por nuk dihet se kur do të mund të marrin në kujdestari djalin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos