
Parlamenti i Ukrainës ka akuzuar së fundmi presidentin Putin se ka urdhëruar përgatitjen e një sulmi terrorist në centralin bërthamor të Çernobilit.
Në komunikatën e parlamentit shkruhet se të dhënat janë grumbulluar nga shërbimi sekret dhe sipas tyre, Kremlini kërkon që t’ia verë fajin Ukrainës, për sulmin që po përgatit.
Forcat ruse, të cilat prej 16 ditësh luftojnë në Ukrainë, kanë marrë kontrollin e centralit të Çerobilit dhe atë të Zaporozhye. (A2 Televizion)