Kievo i Hetemaj në vend të fundit mund Lacion, Championsi një rebus

Nga A2 CNN
20 Prill 2019, 17:21 | Futboll
Kievo i Hetemaj në vend të fundit mund Lacion, Championsi një

Kur barazimi i Milanit mund t’i hapte një rrugë të shtruar për Champions League, Lacio shkakton “vetëvrasje” dhe humb në shtëpi me Kievo Verona e fundit dhe e rënë matematikisht nga kategoria.

Një ndeshje ku fitorja nuk duhej diskutuar, por që fillon keq me përjashtimin e “yllit” serb Milinkovic Savic me karton të kuq direkt në minutën e 34-t.

Gjithsesi, diferenca teknika do të kishte mundësuar një fitore për kryeqytetasit, por një “dush i ftohtë” erdhi nga goli i 18 vjeçarit Emanuel Vignato, i pasuar gjashtë minuta më vonë nga goli i finlandezit me origjinë shqiptare Përparim Hetemaj, që realizon në portën e mbrojtur nga portieri i Kombëtares Strakosha.

Goli i Felipe Caicedo për Lacion (67’) nuk i mjafton Lacios për të shmangur humbjen, duke e penalizuar ndoshta përfundimisht për të marrë një vend në Champions League.

Surpriza e sotme mundëson ende Milanin, Romën dhe Torinon sot fitimtar ndaj Genoa për një vend të çmuar në turneun e ardhshëm kontinental. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos