
Kili është përfaqësuesja e radhës që i bashkohet Kolumbisë në fazën me eliminim direkt në Kupën e Amerikës.
Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni mposhtën 2-1 Ekuadorin duke siguruar matematikisht kualifikimin, me 6 pikë pas dy ndeshjesh.
45 minutat e para u mbyllën në ekuilibër të plotë 1-1, ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i sulmuesit të Manchester United, Alexis Sánchez.
Mbrëmjen e sotme do të luhen takimet e fundit të grupit A, Peru-Brazil dhe Bolivi-Venezuelë teksa llogaritë mbeten të hapura për tre skuadrat e para në renditje. (A2 Televizion)