Kim Jong un merr vaksinën antiCovid

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 11:13 | Bota
Kim Jong un merr vaksinën antiCovid

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un raportohet të jetë vaksinuar kundër koronavirusit, me një nga vaksinat e zhvilluara në Kinë.

Lajmi është dhënë nga inteligjenca japoneze dhe shpërndarë nga Harry Kazianis, drejtuesi i Qendrës për Interesin Kombëtar në Uashington, në revistën “1945”.

Kim Jong Un ka marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin e tij dhe nga vendi komunist nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos