
Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se imuniteti i tufës nuk do të arrihet pa u bërë më parë, vaksinimi i 70% të popullatës së vendeve të prekura.
“Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj se askush nuk mund ta premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë, për të”, tha koordinatori i OBSH, Mike Ryan.
Vetëm kjo përqindje vaksinimi do mund të frenojë përhapjen e rrezikshme të tij, thonë ekspertët e shëndetësisë. Por, në shumë vende, vaksinimi mbetet në pikëpyetje. Për këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Gebreyesus, tha se të gjithë duhet ta shohim vaksinën si një të mirë globale. (A2 Televizion)