Kim Kardashian dhe Kanye West bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 11:21 | Showbiz

Kanye West ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të vegjël të tij dhe Kim Kardashian.

Përgjigjja e tij erdhi pas paraqitjes së divorcit nga Kardashian më 19 shkurt, kur filloi procesi i përfundimit të martesës së tyre gati shtatëvjeçare.

Në të dyja regjistrimet e tyre, reperi amerikan dhe ylli i reality show-t ranë dakord që martesa e tyre të përfundonte për shkak të mosmarrëveshjeve të papajtueshme.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord se nuk kanë nevojë për mbështetje bashkëshortore.

West dhe Kardashian kanë dy vajza; North dhe Chicago, përkatësisht shtatë dhe tre vjeç dhe dy djem; Saint, pesë dhe Psalm.

Sipas regjistrimit të Kardashian, ata e mbajtën pasurinë e tyre të ndarë gjatë gjithë martesës për shkak të kushteve të një marrëveshjeje paramartesore.

Ata janë ndër yjet më të njohur në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm. Martesa e tyre ishte një nga më të ndjekurat në dekadat e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos