
Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale tek Presidenti i Republikës, ambasadorja amerikane, Yuri Kim nisi takimet zyrtare në Tiranë. Fillimisht ajo ishte në zyrën e ministrit të Jashtëm në detyrë.
Zoti Cakaj tha se në takim u bisedua hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.
Ministri i Jashtëm në detyrë vlerësoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. (A2 Televizion)