Kimmich nuk pranon të vaksinohet, Bayern i mban rreth 800 mijë euro nga paga

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 11:37 | Futboll
Kimmich nuk pranon të vaksinohet, Bayern i mban rreth 800 mijë euro

Joshua Kimmich, mesfushor i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, i cili nuk ka pranuar të vaksinohet ndaj Covid-19, ditën e djeshme rezultoi pozitiv.

Kjo ka bërë që klubi gjerman të ndërhyjë dhe i ka bërë me dije atij dhe të pavaksinuarve të tjerë të ekipit (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala), se nuk do të paguhen për ditët që do të qëndrojnë në karantinë.

https://a2news.com/2021/11/24/bayern-nuk-paguan-te-pavaksinuarit-lojtaret-mendojne-te-padisin-klubin/

Sipas llogarive të mediave gjermane, deri tani, Kimmich ka humbur rreth 768 000 euro nga paga, ndërkohë që pritet që “gjoba” të rritet me kalimin e ditëve, derisa të dalë negativ.

Kimmich e ka bërë të qartë gjithmonë se nuk e mohon pandeminë, por vë në dyshim rëndësinë e vaksinimit dhe ka frikë nga efektet anësore të mundshme të saj në periudhën afatgjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos