Kina ka ngritur stacione policore ilegale në Holandë, frikëson ata që flasin keq

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 17:57 | Bota
Kina ka ngritur stacione policore ilegale në Holandë, frikëson

Qeveria kineze është akuzuar për krijimin e të paktën dy “stacioneve policore” të padeklaruara në Holandë. Mediat holandeze gjetën prova se “stacionet e shërbimit jashtë vendit”, të cilat premtojnë të ofrojnë shërbime diplomatike, po përdoren për t'u mbyllur gojën disidentëve kinezë në Europë.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme holandeze tha se ekzistenca e stacioneve jozyrtare të policisë ishte e paligjshme. Ministria e Jashtme kineze ka hedhur poshtë këto akuza.

Alarmin për ekzistencën e këtyre shërbimeve ilegale e dha organizata jo qeveritare “Safeguard Defenders” me bazë në Spanjë, që saktëson se në mbarë botën janë krijuar 54 qëndra të shërbimit policor.

Shumica e tyre janë në Europë në shtete si Italia, Spanja, Anglia etjer. Për Ballkanin Perëndimor, një qendër e tillë policore duket se është krijuar në Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos